Deputetët miratojnë deklaratën që mbështet rezolutën e Asamblesë së OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë
Lexohet për: 2 min.
450322270_1138987194021947_7098255912878013162_n
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Deputetët miratojnë deklaratën që mbështet rezolutën e Asamblesë së OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë

Në seancë të jashtëzakonshme, Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 84 vota për është miratuar deklaratën që mbështet rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për Ditën Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Përkujtimit të gjenocidit të vitit 1995

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Bahrim Shabani teksa lexoi përmbajtjen e deklaratës mbështetëse tha se Kuvendi i Kosovës vlerëson lartë miratimin e rezolutës nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara për Ditën Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Përkujtimit të gjenocidit të vitit 1995.

Më pas, ai propozoi që miratimi i kësaj deklarate të bëhet pa pikën e dytë.

Zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi tha se gjenocidi i para 29 viteve është prej momenteve më të errëta të historisë moderne.

Tutje Rexhepi ka përmendur me krenari që unanimisht në Qeverinë e Kosovës është miratuar propozimi që 11 korriku të shpallet ditë e përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë.

Tutje Rexhepi tha se zëri i popullit të Kosovës, dënon gjenocidin dhe mbështet paqen, drejtësinë, të vërtetën dhe pajtimin mes të gjithë popujve në Ballkan.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim....

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024