Deputetët e PE-së shprehin keqardhje për qasjen e Orban ndaj Kosovës e Ukrainës
Lexohet për: 2 min.
Parlamenti-Evropian
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Deputetët e Parlamentit Evropian kanë shprehur keqardhje për “ndryshimin e politikës së kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban, karshi Kosovës”.

Kjo thuhet në tekstin e një rezolute të publikuar në faqen e Parlamentit Evropian, ku shprehet gjithashtu keqardhja e eurodeputetëve për qëndrimet e Orban për hapjen e negociatave për pranimin e Ukrainës.

“Qëndrimet e Orban e pengojnë procesin e zgjerimit të BE-së”, thonë eurodeputetët, të cilët paralajmërojnë Këshillin për pasojat e mundshme negative të Hungarisë që merr presidencën e në korrik të 2024-ës.

Rezoluta thekson nevojën për reforma të brendshme në BE, paralelisht me procesin e zgjerimit dhe gjithashtu kërkon rritje e kapaciteteve të BE-së për integrimin e anëtarëve të rinj.

468 deputetë kanë votuar për, 99 kundër dhe 58 kanë abstenuar në rezolutën për politikën e zgjerimit, të cilën Parlamenti Evropian e quan një nga mjetet më të forta gjeopolitike në dispozicion të BE-së dhe një investim strategjik në paqe dhe siguri.

Ndryshe, kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, deklaroi më herët për mediat serbe, se nëse BE i përfshinë marrëveshjet e arritura në mes të Kosovës dhe Serbisë në kornizën e bisedimeve dhe nëse Serbia kundërshton, atëherë Budapesti do të jetë në anën e Beogradit.  /KlanKosova

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024