Deputetët e Listës Serbe largohen nga seanca, Selmanaj: Kjo sallë do të mbahet mend për vazhdimin e mandateve të tyre
Lexohet për: 1 min.
selamanajj
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Deputetët e Listës Serbe pak minuta pas fillimit të seancës plenare, kanë lëshuar sërish sallën plenare. Deputeti nga LDK-ja, Driton Selmanaj deklaroi se salla alternative ku po mbahet sot seanca ‘do të mbahet mend që është shfrytëzuar për dy raste të veçanta’. Sipas tij, një herë ka qenë kur është përdorur gaz lotsjellës dhe sot për vazhdimin e mandatave të Listës Serbe. Pas deklarimit të tij, dhjetë deputetët e Listës Serbe janë larguar nga salla ku po vijon seanca në kushte të jashtëzakonshme.  

Deputeti Driton Selmanaj tha se shfrytëzimi i kësaj salle do të mbahet mend për dy raste.

“Në historinë e parlamentarizmit tonë do të mbahet mend që dy herë kjo sallë është shfrytëzuar për të mbajtur seancë plenare. Rasti i parë është gazi lotsjellës dhe rasti i dytë është për t’iu vazhduar Listës Serbe mandatet, sepse rrezikonin që të humbnin mandatet”, deklaroi ai.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

https://kosovapress.com/lista-serbe-vjen-ne-seancen-e-kuvendit

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024