Depresioni zvogëlon mbijetesën te pacientët me kancer
Lajme
Lexohet për: 2 min.
54f218868290f0d90ce28af0ffde622d
4 orë më parë
Linku u kopjua

Ankthi dhe depresioni përkeqësojnë reagimin ndaj trajtimeve të kancerit dhe reduktojnë mbijetesën tek pacientët me kancer. Kjo është treguar nga një studim i botuar në Nature Medicine, i kryer mbi 227 pacientë me kancer të mushkërive në stadin e avancuar, të trajtuar me imunoterapi. Ndër pacientët me shqetësime emocionale, vetëm 46 për qind ishin gjallë pas dy vjetësh, krahasuar me 65 për qind të atyre pa probleme të tilla.

Për të mbushur mungesën e psikologëve në onkologji, të pranishëm vetëm në 20 për qind të spitaleve italiane, u krijua platforma online 'In buona salute’ (‘Nw shwndet tw mirw’), e para e këtij lloji në Itali, e cila ofron mbështetje psikologjike për pacientët, kujdestarët dhe operatorët. Lucia Del Mastro, drejtoreshë e klinikës së onkologjisë në spitalin San Martino në Gjenovë, vëren se pacientët me depresion shpesh nuk kërkojnë ndihmë psikologjike, gjë që mund të ndikojë në pranimin e trajtimeve dhe përgjigjen ndaj stresit kronik, raporton ANSA.

Rosanna D'Antona, presidente e Europa donna Italia, thekson rëndësinë e pranisë së psikologëve të specializuar që nga momenti i diagnozës. Gabriella Pravettoni, drejtoreshë shkencore e platformës 'In buona salute', shpjegon se mbështetja psikologjike është thelbësore para, gjatë dhe pas trajtimit për të përmirësuar cilësinë e jetës dhe mbijetesën. Platforma ofron mbështetje emocionale dhe informacione të besueshme, duke përfshirë një cikël prej 10 seancash online të trajnimit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025