Denys Shmyhal: Forcat ukrainase do të “luftojnë deri në fund” në Mariupol
Lexohet për: 1 min.
Denys Shmyhal
2 vite më parë
Linku u kopjua

Kryeministri ukrainas Denys Shmyhal deklaroi se forcat e mbetura ukrainase në qytetin port jugor të Mariupolit janë ende duke luftuar dhe se do të vazhdojnë të sfidojnë ultimatumin e Rusisë që ato të dorëzohen.

“Qyteti nuk ka rënë”, tha Shmyhal në një intervistë për ABC.

Të dielën, Rusia tha se do të garantonte jetën e ushtarëve ukrainas që do të dorëzoheshin, me Kremlinin duke shtuar se të vetmit ushtarë ukrainas të mbetur në qytet ishin në një fabrikë gjigande çeliku.

Zyrtarë të tjerë ukrainas kanë përsëritur të njëjtin mesazh. Deputeti ukrainas Oleksiy Goncharenko tha për BBC se ai kishte folur me ushtarët në Mariupol dhe "ata do të luftojnë deri në fund".

https://kosovapress.com/admin/denys-shmyhal-forcat-ukrainase-do-te-luftojne-deri-ne-fund-ne-mariupol/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025