“Demokracia është në rrezik”, voton presidentja e Parlamentit Evropian
Lexohet për: 1 min.
Roberta Metsola
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola ka votuar sot në zgjedhjet europarlamentare.

E shoqëruar nga bashkëshorti i saj Ukko, Metsola nga Partia Nacionaliste u prit me brohoritje ndërsa një turmë e vogël u mblodh për ta përshëndetur.

Metsola i kushtoi disa minuta mediave teksa iu kërkua të shpjegonte pritjet e saj për ditën e votimit.  "Unë shpresoj që demokracia të fitojë," u përgjigj ajo.

Ajo foli për fushatën e Parlamentit Evropian për të inkurajuar votuesit e BE-së që të votojnë në ato që u përshkruan si zgjedhje vendimtare. Duke iu drejtuar mediave, Metsola nënvizoi: “Pesë vjetët e ardhshme do të jenë shumë të rëndësishme me shumë sfida për Bashkimin Evropian”.

Kur u pyet se çfarë ishte në rrezik, ajo u përgjigj: "Demokracia është në rrezik", pasi vuri në dukje fuqinë e elektoratit në drejtimin e bllokut. Metsola vuri në dukje se në ditët në vijim i gjithë fokusi do të jetë në formimin e mazhorancës në Parlamentin Evropian.

Metsola po kërkon një mandat të dytë si presidente e Parlamentit Evropian.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024