Deliu: LVV-ja e ka hallin te tenderët, jo te sigurimi i ushqimit për ushtarët e FSK-së
Lajme
Lexohet për: 2 min.
96121711623998
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka thënë se partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, në vend që të fokusohet për sigurimin e ushqimit për ushtarët e FSK-së, ata hallin e kanë në tenderë.

Ajo në seancën e sotme të Kuvendit, ku po diskutohet për mungesën e ushqimit të ushtarëve në FSK, kritikoi mazhorancën, siç tha po ikin nga ballafaqimi me opozitën, qytetarët dhe vet ushtarët e FSK-së.

Deliu përmendi edhe deputetë të pushtetit, siç tha që kanë vëllezërit sekretar në Ministri të Mbrojtjes.

“Vetëvendosja e ka hallin te tenderët. Komplet i madh dhe i vogël brenda kësaj partie sot hallin më të madh e kanë për tenderë. Këta deputetë që sot po thonë që opozita duhet me reflektu. Këta deputetë i kanë përgjegjës vëllezërit dhe motrat sekretar që bëjnë politika me ushtarët e Kosovës. Sot po kërkojnë me reflektu kjo opozitë dhe me u përballë me qytetarët e Kosovës. Me u përballë me djemtë dhe cikat që në kohë më të rënda i kanë dal zot këtij vendi”, tha ajo./KosovaPress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024