Deliu-Kodra: Kontratat një-burimore po negociohen në tavolina kafenesh pa transparencë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
4 javë më parë
Linku u kopjua

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra deklaroi se kontratat një-burimore janë bërë standard i përditshëm i Qeverisë Kurti. Sipas saj, dhënia e këtyre kontratave po bëhet në tavolina kafenesh, pa procedurë, konkurrencë apo transparencë.

Kështu u shpreh ajo në seancë të jashtëzakonshme për themelimin e komisionit hetimor për kontratat një-burimore, ku shtoi se në hulumtimin e bërë nga PDK në gjashtë ministri, thuhet se kontratat një-burimore janë përdorur në kundërshtim me ligjin.

“Kontratat një-burimore janë bërë standard i rregullt, standard i përditshëm i kësaj qeverie dhe ministrave të saj. Është bërë rregull dhënia e kontratave dhe negocimi i tyre në tavolina kafenesh me miq e me dosta pa asnjë procedurë, pa konkurrencë, pa asnjë transparencë", tha ajo.

Në seancë të jashtëzakonshme për themelimin e komisionit hetimor për kontratat një-burimore, Deliu-Kodra shtoi se qytetarët kanë të drejtë të dinë se ku po shkon buxheti i vendit.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024