Del para gjykatës i dyshuari për vrasjen e gruas në Ferizaj, këto janë fjalët e tij
Lexohet për: 2 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

I dyshuari për vrasjen e 21-vjeçares dhe plagosjen e vëllait të saj, V.A. ka dhënë versionin e tij para Gjykatës Themelore në Ferizaj.

I dyshuari ka deklaruar se e ndjera i kishte thënë se “djali ishte në gjendje të keqe”, dhe se kur i ka kërkuar t’ia dërgonte një fotografi të tij, sipas tij, ajo i ka thënë “për inati s’ta çoj”.

“Unë i kam thënë se duhet me ma çu se djali i jem është”, ka thënë i dyshuari tutje në gjykatë.

Para gjykatës, 36-vjeçari ka thënë se së pari ka gjuajtur në drejtim të vëllait të saj, e më pas dy herë në drejtim të 21-vjeçares.

Avokati i tij, më herët, deklaroi se klienti i tij është penduar.

“Siç është deklaruar, nuk e di se cilin e ka gjuajt përpara. I njëjti tani e ka kuptuar dhe është penduar për veprën e kryer. Në këtë pikë e kundërshtojmë kërkesën e prokurorisë se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë””, ka thënë ai.

Ai tregoi për një mosmarrëveshje mes tyre një natë para se të ndodhte vrasja.

“Një natë më parë, para se të ndodhë ngjarja, i pandehuri ka kërkuar që ta shoh djalin përmes telefonit, e ndjera nuk ia ka mundësuar, e ka fyer, e ka injoruar dhe e ka poshtëruar me fjalë të ndryshme”, deklaroi avokati.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025