Dëgjimi i provave të prokurorisë në çështjen gjyqësore kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit do të fillojë nga data 11 prill 2023. Kështu ka bërë të ditur kryetari i turpit gjykues, Charles L. Smith derisa ka lëshuar disa urdhra në fund të konferencës përgatitore për prokurorinë. Gjithashtu ai ka caktuar 1 prillin e vitit 2025 datë për mbylljen e çështjes së prokurorisë.
Pas vendimit që 3 prilli të jetë data kur fillon ky proces gjyqësor, Smith ka bërë të ditur se një tjetër konferencë përgatitore do të mbahet më datën 20 mars.
Ndërsa mbrojtja e ish kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, avokati Ben Emmerson ka kërkuar që prokuroria të njoftojë grupin e radhës të dëshmitarëve që do të thërrasë për të dhënë dëshmi.
“Prokuroria do të duhet që të njoftojë grupin pasardhës të dëshmitarëve që do të thërrasë për të dhënë dëshmi në mënyrë të tillë që ne të fillojmë me përgatitjet paraprakisht”, ka thënë Emmerson.
“Dëshmitarët që do të thirren nga ZPS në veçanti lidhur me çështje që kanë të bëjnë me zingjirin komandues të UÇK-së, intervistat që janë bërë nga ZPS janë bërë në kuadrin e tyre të thirru si të dyshuar, kështu nëse këta persona do të vinë dhe të japin dëmshmi, me intervistimin e tyre në cilësinë e të dyshuarve, cilat do të jenë pasojat për dëshmitarët, jo pse ne jemi këtu për të përfaqësuar interesat e dëshmitarëve por sigurisht dëshmitarët kanë të drejtën të mos thonë diçka që inkriminojnë vetën e tyre ose fajësojnë vetën e tyre. Nga ana tjetër ata kanë të drejtën të përfaqësohen nga pikëpamja ligjore, kjo është e rëndësishme për ne sepse një dëshmitar i cili mund të inkriminojnë vetën mund të ketë motive të tjera shtesë”, ka thënë avokati i Veselit.
Këtë, gjykatësi Smith ka thënë se do ta marrin parasysh dhe e ka mbyllur konferencën e sotme.
Data 3 prill ishte kërkesë e avokatëve mbrojtës dhe nuk kishte kundërshtim nga ana e prokurorisë.
Në pjesën e parë të konferencës Zyra e Prokurorit të Specializuar ka bërë të ditur se do të thërrasë mbi 300 dëshmitarë.
Ndërsa turpi gjykues edhe njëherë ka shprehur shqetësimin lidhur me kohën që ka kërkuar prokuroria për çështjen e saj dhe që arrin deri në 700 orë.
Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit lidhur me pretendimin për krime lufte, është konfirmuar më 26 tetor 2020 ndërsa në paraqitjet e tyre të para në Dhomat e Specializuara në Hagë ata janë deklaruar të pafajshëm.
Më 29 prill, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Thaçit dhe të tjerëve ku pretendon se të akuzuarit kanë kryer krime lufte në Gjilan, Budakovë e Semetishtë. /G.Kadrija