Ambasadori i Italisë në Kosovë Antonello De Riu ka reaguar pas dorëheqjes së Shkumbin Ahmetxhekajt nga posti i drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së.
Në një postim në rrjetin social X, diplomati italian ka shprehur mirënjohje për punën e Ahmetxhekajt, teksa ka uruar që zgjedhja e drejtorit të ri do të udhëhiqet nga parimet e drejtësisë.
Ahmetxhekaj në një postim në Facebook ka shkruar se dorëheqja e tij nuk reflekton vullnetin personal për të mos vazhduar me drejtimin e RTK-së, por është kulmim i një presioni politik 7-mujor që rezultoi me mospajtime të thella me Bordin për çështje fundamentale të ecjes tutje të transmetuesit publik.
Ndryshe, Bordi i RTK-së ka emëruar Zana Spahiun në pozitën e ushtrueses së detyrës së drejtoreshës së përgjithshme të RTK-së.