De Laurenits: Dua 200 milionë euro për Osimhen
Lexohet për: 1 min.
de laurentis
1 vit më parë
Linku u kopjua

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis i ka shokuar të gjitha skuadrat e mëdha evropiane që mund të jenë duke planifikuar transferimin e sulmuesit të Napolit Victor Osimhen.

Lojtari po kërkohet nga Chelsea, Manchester United dhe PSG, me këta të fundit që e shohin atë si emrin kryesor në rast të largimit të Kylian Mbappes, transmeton KosovaPress.

Duke folur për mediat italiane, De Laurentis ka thënë se kërkon 200 milionë euro për shërbimet e lojtarit të tij, derisa ka shtuar se këtë shifër mund ta përballojë vetëm PSG.

 “I vetmi klub që mund ta përballonte Victor OsimhenIN është Paris Saint-Germain. Nëse Nasser Al Khelaifi dëshiron të dërgojë një ofertë rreth 200 milioë euro presim dhe shohim se çfarë do të ndodhë. Unë personalisht mendoj se Viktori do të qëndrojë këtu”, ka thënë ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025