DASH i kërkon Serbisë bashkëpunim me OSBE-në për hetimin e rezultateve zgjedhore
Lexohet për: 3 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) u bëri thirrje autoriteteve në Serbi që të bashkëpunojnë me misionin e OSBE-së në hetimin e pretendimeve për parregullsi zgjedhore.

Siç theksoi Departamenti i Shtetit, dhuna ndaj gazetarëve, vëzhguesve dhe zyrtarëve zgjedhorë është “e papranueshme”, si dhe se legjitimiteti i proceseve demokratike varet nga transparenca dhe vullneti i të gjithë pjesëmarrësve për ta pranuar rezultatin e zgjedhjeve, përcjell klankosova.tv.

“Ne jemi të fokusuar, në bashkëpunimin me Serbinë, për forcimin e qeverisë demokratike dhe sundimin e ligjit, përmirësimin e bashkëpunimit rajonal, vazhdimin e rritjes ekonomike dhe përshpejtimin e përparimit të Serbisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. E ardhmja e Serbisë qëndron në Perëndim”, thuhet në përgjigjen e DASH-it ndaj pyetjeve të Zërit të Amerikës lidhur me protestat e reja në Beograd.

https://kosovapress.com/protesta-te-dhunshme-ne-beograd-incidente-para-kuvendit-te-serbise/

Në njoftim thuhet se konstatimet shqetësuese të Zyrës së OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) se zgjedhjet u dëmtuan nga gabime të shumta procedurale, presion ndaj zyrtarëve publikë dhe abuzim me burimet publike, dhe se, këta faktorë, së bashku me avantazhet sistematike të partive në pushtet, krijuan kushte të padrejta.

“Shtetet e Bashkuara i kërkojnë Serbisë që të punojë ngushtë me OSBE-në për t’i adresuar këto shqetësime”, shkruan aty, duke shtuar se pretendimet për parregullsi, të raportuara nga ODIHR-ja dhe ekipe të tjera vëzhguese të zgjedhjeve, duhet të hetohen.

Opozita ka protestuar që nga zgjedhjet e 17 dhjetorit, duke akuzuar Partinë Progresive Serbe (SNS) në pushtet për vjedhje zgjedhore, duke përfshirë regjistrimin e votuesve fiktivë nga Serbia dhe jashtë vendit.

https://kosovapress.com/%e2%80%8bprotestat-e-dhunshme-stojkoviq-regjimi-rus-ne-serbi-duhet-te-ndjeje-zemerimin-e-popullit/

Zyrtari i lartë i policisë Ivica Ivkoviç u tha gazetarëve se të arrestuarit po përballen me akuza për nxitje të ndryshimit të dhunshëm të rendit kushtetues, në lidhje me përpjekjen për të përmbysur qeverinë dhe për sjellje të dhunshme. Ai shtoi se tetë oficerë të policisë u plagosën, një prej të cilëve është në gjendje të rëndë.

President serb Aleksandar Vuçiç, i cili të hënën u takua me ambasadorin rus në Beograd, Aleksandr Botsan-Kharchenko, i përshkroi protestat e së dielës si një përpjekje për rrëzimin e qeverisë me ndihmë nga jashtë, por pa dhënë asnjë provë për pretendimet e tilla.

“Isha në ballkonin e presidencës mbrëmë. Aty është zyra ime. Unë nuk u frikësova aspak nga. Nuk kam ikur në asnjë vend të huaj. Nuk u fsheha në asnjë nga bunkerët. Unë kurrë nuk do të fshihem nga njerëzit e dhunshëm. Do të jem gjithmonë pranë popullit tonë, do ta mbrojmë dhe ruajmë demokracinë. Ne do të mbrojmë dhe ruajmë paqen dhe qëndrueshmërinë në Serbinë tonë”, tha ai.

https://kosovapress.com/grupi-terrorist-i-banjskes-i-perfshire-ne-protestat-e-dhunshme-ne-serbi/

Ambasadori rus u tha medieve të vendit të tij se Vuçiq ka “prova të pakundërshtueshme” se perëndimi po inkurajon protestat e opozitës.

Ndërsa kryeministrja serbe Ana Bërnabiq falënderoi të hënën Rusinë që siç tha, e kishte informuar që më parë Serbinë për mundësinë e një “kryengritjeje”.

Serbia kërkon zyrtarisht anëtarësimin në Bashkimin Evropian, por ruan lidhje të ngushta me Moskën dhe ka refuzuar t'u bashkohet sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë për shkak të agresionit të saj në Ukrainë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024