“Dardanët” stërviten në Prizren para ndeshjeve me Zvicrën e Danimarkën
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kombëtarja e Kosovës në basketboll po vazhdon përgatitjet për garat ndërkombëtare, respektivisht për parakualifikimet për Eurobasket 2025.

“Dardanët” po stërviten në Prizren, ku edhe do të zhvillojnë ndeshjet ndaj Zvicrës dhe Danimarkës, raporton KosovaPress.

Kjo është hera e parë që Kombëtarja e Kosovës luan në Prizren.

Më 19 korrik Kosova do të përballet me Zvicrën, kurse më 5 gusht do të luajë kundër Danimarkës.

Më poshtë mund t’i gjeni disa foto të stërvitjes së “Dardanëve” në Prizren.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024