“Dardanët” në mision për revansh ndaj Rumanisë
Sport
Lexohet për: 2 min.
kosova 1
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Kosova është në kërkim të fitores së saj të parë kundër Rumanisë në herën e katërt pas dy ndeshjeve kualifikuese për Euro 2024 në të cilat barazoi 0-0 në shtëpi dhe humbi 2-0 në Bukuresht si dhe humbjes në shtëpi në kuadër të këtij edicioni të Ligës së Kombeve.

“Dardanët” tashmë kanë të siguruar të paktën një vend në play-off, gjatë së cilës ata do të përballen me një ekip të vendit të tretë në Ligën A në dy ndeshje, kështu që kjo është në fakt një rast ideal për kualifikimin e mundshëm automatik në Ligën B për hera e parë, raporton KosovaPress.

Sfida e sotme në Bukuresht nuk do të jetë aspak e lehtë, madje këtë e vështirëson edhe fakti se mund të ketë një atmosferë aspak miqësore në tribuna nga tifozët, diçka që është dëshmuar tashmë edhe në ndeshjen e kaluar.

Gjithsesi, trajneri i Kosovës, Franco Foda tha në konferencë për media para ndeshjes se ai pret lojë kualitative nga ë përgjedhurit e tij dhe se shanset për kualifikim direkt janë ende konkrete.

Madje në këtë sfidë, Fida nuk mund të llogorisë në shërbimet e lojtarëve si një sërë lëndimesh të lojtarëve kryesorë si Milot Rashica, Leart Paqarada dhe Bersant Celina për shkak të lëdimeve.

Rumania është liderë e grupit me 12 pikë, tri më shumë se Kosova e vendit të dytë, derisa Qipro ka tri pikë dhe Lituania është e fundit me zero pikë.

Ndeshja nis nga ora 20:45.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024