“Dardanet” mësojnë kalendarin e ndeshjeve për kualifikimet e Evropianit 2025
Lexohet për: 1 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Kombëtarja e Kosovës e femrave ka mësuar sot kalendarin e ndeshjeve për kualifikimet në Kampionatin Evropian Euro 2025.

“Dardanet” gjenden në Grupin B4 të këtyre kualifikimeve, së bashku me kombëtaret e tjera si Uellsin, Kroacinë dhe Ukrainën, raporton KosovaPress.

Ndeshjen e parë në kuadër të këtyre kualifikimeve vashat e Kosovës do ta luajnë më 5 prill, si mysafire kundër Ukrainës, ndërsa katër ditë më vonë do të përballen me Uellsin si vendase.

Më 31 maj Kosova e pret në shtëpi Kroacinë, kurse më 4 qershor zhvillon ndeshje si mysafirë kundër kroatëve.

Më pas, më 12 korrik Kosova e pret në shtëpi Ukrainën, ndërsa më 16 korrik e zhvillon ndeshjen e fundit në kuadër të këtyre kualifikimeve kundër Uellsit si mysafire.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024