Danimarka ‘kapërdin’ lehtë Serbinë
Sport
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Danimarka ka mposhtur Serbinë në duelin e grupit të A4 të Ligës së Kombeve në futboll.

Ndeshja në stadiumin “Parken” në Kopenhagë ka përfunduar sot me rezultatin 2:0.

Autor i golit të parë ishte Albert Gornbaek në minutën e 36-të pas asistimit të Yussuf Poulsen.

Ky i fundit në pjesën e dytë shënoi me një goditje “gërshërë” në minutën 61 për epërsinë 2:0.

Danezët kanë dy fitore nga dy ndeshje të deritanishme dhe prijnë në grup me pikë maksimale – 6.

Zvicra dhe Spanja luajnë sonte ndeshjen tjetër të grupit në “Stade de Geneve” nga ora 20:45.

Zviceranët kanë humbur si mysafirë ndaj Danimarkës 0:2, duke përfunduar ndeshjen e parë të grupit me një lojtar më pak në fushë pasi Granit Xhaka në minutën e 87-të u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Spanja ndërkaq ka një pikë të fituar (0:0) përballë Serbisë më 5 shtator.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024