Dalic: Shqipëria ishte shumë e rrezikshme
Lexohet për: 2 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Kroacia barazoi me rezultat 2:2 në Hamburg me Shqipërinë në xhiron e dytë të Grupit B të Kampionatit Evropian dhe komplikoi tërësisht situatën në grup. Shqiptarët kaluan në epërsi në minutën e 11-të me golin e Lazios, por Kroacia e ktheu lojën me golin e Kramariqit në minutën e 74-të dhe autogolin e Gjasulës dy minuta më vonë. Megjithatë, i njëjti lojtar siguroi një pikë për shqiptarët në minutën e pestë të shtesave.

Pas ndeshjes, trajneri i Kroacisë, Zlatko Dalic pranoi se Shqipëria ishte një skuadër shumë e rrezikshme dhe po aq shumë e motivuar.

“Ky është një turne në të cilin është e rëndësishme të kalosh grupin, përshtypja që do të jetë nuk është aq e rëndësishme. Nuk e prisnim një histori kaq të vështirë nga kjo ndeshje dhe po luftojmë. Ndoshta do të dalim më mirë prej saj. Kupa e Botës ishte dy vjet më parë, lojtarët tani janë më të vjetër. Në këtë turne të gjithë luftojnë fort. U vendosëm keq, u tërhoqëm dhe pësuam një gol dhe gati të tretin. Ne nuk u thamë lojtarëve të tërhiqen, u thamë të shkonin për golin e tretë dhe sa herë që bënim presion, ishim mirë. Kundërshtari është i motivuar, i rrezikshëm në kundërpërgjigje, dhe ne bëjmë shumë gabime. Në pjesën e dytë ishim shumë më mirë, ndryshuam disa gjëra dhe bëmë gjithçka për të arritur në 2:1. Gjëja më e rëndësishme është që ne jemi ende gjallë dhe se ndeshja e fundit vendos gjithçka. Ne mësuam rrugën e vështirë.”, tha në fund Dalic.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025