COVID-19, OBSH: Vaksinimi shpëtoi dy milionë persona nga vdekja
Lexohet për: 1 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Sipas një studimi të ri nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për Evropën, numri i vdekjeve nga Covid, aktualisht në 2.2 milionë, mund të kishte qenë 4 milionë nëse njerëzit nuk do të vaksinoheshin.

Shumica e jetëve të shpëtuara janë mes njerëzve të moshës 60 vjeç e lart, grupi me rrezikun më të lartë të sëmundjeve të rënda dhe vdekjes nga SARS-CoV-2.

“Rezultatet janë të qarta: vaksinimi kundër Covid shpëton jetë”, deklaroi autorja e studimit, Margaux Meslé, një eksperte nga OBSH për Evropën.

Studimi zbuloi se vaksinimi kundër Covid-19 shpëtoi jetën më shumë gjatë periudhës kur varianti Omicron ishte dominues, nga dhjetori 2021 deri në mars 2023.

Vende si Belgjika, Danimarka, Islanda, Irlanda, Izraeli, Holanda, Malta dhe Mbretëria e Bashkuar, të cilat zbatuan programet e hershme të vaksinimit, panë përfitimet më të mëdha për sa i përket jetëve të shpëtuara./RTSH

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024