Courteney Cox shihet për herë të parë pas vdekjes së Matthew Perry, duket e trishtuar
Courteney Cox është filmuar për herë të parë që nga vdekja e kolegut të saj në “Friends”, Matthew Perry.
Ajo u pa me të dashurin e saj prej shumë kohësh, Johnny McDaid, duke u larguar nga Nobu Malibu në Kaliforni.
Aktorja dukej e pikëlluar teksa hipi në automjetin e saj.
Kujtojmë se yjet e serisë “Friends” dërguan një deklaratë të përbashkët pas vdekjes së kolegut të tyre Matthew Perry.
Jennifer Aniston, Matt LeBlanc, David Schwimmer, Lisa Kudrow dhe Courteney Cox folën për revistën “People”.
"Ne jemi të gjithë plotësisht të shkatërruar. Ne ishim më shumë se bashkë-yje. Ne jemi familje. Ka shumë për të thënë, por tani do të marrim një moment për të pikëlluar dhe për të përpunuar këtë humbje të pamat", thuhet në deklaratë.
Yjet e serialit “Friends” ‘të shkatërruar’ nga vdekja Matthew Perry - KosovaPress
Adele ndërpreu koncertin për shkak të vdekjes së aktorit - KosovaPress