Conte e Mourinho në “luftë” për stolin e Bayernit
Lexohet për: 2 min.
1-Conte
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Antonio Conte e ka bërë prioritet angazhimin e tij te Bayerni për sezonin e ardhshëm, por ka kandidatë të tjerë për këtë rol, përfshirë ish-trajnerin e Romës , José Mourinho, i cili tashmë po mëson gjermanisht.

Bayern Munich ka pësuar tri humbje radhazi në të gjitha garat, duke përfshirë një kundër Lazios në Ligën e Kampionëve, dhe po shqyrton nëse do të vazhdojë me Thomas Tuchel përtej verës.

Disa kandidatë janë lidhur me punën e Bayern Munichut dhe sipas raportit të fundit nga Sport Bild, disa janë më shumë se fytyra të njohura për tifozët e Serie A, [ërcjellë KosovaPress.

Gazeta gjermane pretendon se Conte ëndërron të drejtojë gjigantët e Bundesligës sezonin e ardhshëm dhe po synon të jetë në krye të tyre për sezonin 2024-2025.

Conte ka qenë i lidhur me Milanin, Napolin dhe Juventusin. Ai në intervistën e tij të fundit tha se ëndërron të fitojë Ligën e Kampionëve.

Ish-trajneri i Romës, José Mourinho është gjithashtu një kandidat për këtë detyrë, me kusht që Tuchel të largohet në verë. Sipas raportit, tekniku portugez është aq i prirur për t'u bashkuar me bavarezët sa që tashmë po mëson gjermanisht.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025