CNN: Izraeli e kishte njoftuar SHBA-në para operacionit të djeshëm në Liban
Bota
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Zyrtarët izraelitë njoftuan SHBA-në se do të fillonin një operacion në Liban dje, por nuk dhanë asnjë detaj se çfarë po planifikonin, sipas tri burimeve të CNN të njohur me këtë çështje.

Burimet bëjnë me dije se paraditen e djeshme për këtë temë kanë diskutuar sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin dhe homologu i tij izraelit Yoav Gallant.

“Fakti që nuk kishte detaje se çfarë do të përfshinte operacioni do të thoshte se zyrtarët amerikanë mbetën në errësirë ​​derisa raportet për qindra shpërthime të pejxherëve (pajisje të telekomunikimit me valë), u shfaqën pak kohë më vonë”, thanë burimet.

Ndryshe, ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant më herët sot deklaroi një "fazë të re" të luftës dhe tani ai ka njoftuar se vendi i tij "do të përmbushë detyrat e tij në të gjitha frontet".

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024