Çmimi Nobel shkon për shkencëtarët që zbuluan vaksinën kundër Covid-it
Lexohet për: 2 min.
cmimi
1 vit më parë
Linku u kopjua

Çmimi Nobel në Fiziologji ose Mjekësi i është dhënë një çifti shkencëtarësh që zhvilluan teknologjinë që çoi në vaksinat “mRNA” kundër Covid-19.

Profesorët Katalin Kariko dhe Drew Weissman do të ndajnë këtë çmim, raporton BBC.

Këto vaksina ishin eksperimentale përpara pandemisë, por tani ato u janë dhënë miliona njerëzve në mbarë botën për t'i mbrojtur ata nga Covid-19.

E njëjta teknologji e vaksinave “mRNA” tani po hulumtohet për sëmundje të tjera, përfshirë kancerin.

Vaksinat trajnojnë sistemin imunitar për të njohur dhe luftuar kërcënimet si viruset ose bakteret.

Teknologjia tradicionale e vaksinave është bazuar në versione të vdekura ose të dobësuara të virusit ose bakterit origjinal - ose duke përdorur fragmente të agjentit infektiv.

Gjatë pandemisë Covid, vaksinat Moderna dhe Pfizer/BioNTech bazoheshin të dyja në teknologjinë “mRNA”.

Një vaksinë mRNA Covid përmban udhëzimet gjenetike për ndërtimin e një komponenti - një proteine - nga koronavirusi.

Kur kjo injektohet në trup, qelizat tona fillojnë të prodhojnë shumë proteina virale.

Sistemi imunitar i njeh këto si të huaja, kështu që i sulmon dhe në këtë mënyrë mëson se si të luftojë virusin, dhe për këtë arsye sistemi imunitar është i gatshëm kur ndodhin infeksione të ardhshme.

Katalin Kariko tani është profesoreshë në Universitetin Szeged në Hungari dhe Drew Weissman është ende duke punuar si profesor në Universitetin e Pensilvanisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025