Çmimi Nobel i vitit 2023 në kimi i është dhënë një treshe shkencëtarësh që punuan për të zbuluar dhe zhvilluar pika kuantike, të përdorura në dritat LED dhe ekranet televizive, si dhe nga kirurgët kur heqin indet e kancerit.
Moungi Bawendi, Louis Brus dhe Alexei Ekimov u vlerësuan si "pionierë në eksplorimin e nanobotës (botës mikroskopike)" nga komiteti Nobel për kiminë teksa shpalli çmimin në kryeqytetin suedez Stokholm të mërkurën, raporton CNN.
Heiner Linke, një anëtar i komitetit të kimisë, shpjegoi në ceremoninë e shpalljes se çfarë e bëri punën e laureatëve kaq revolucionare.
“Gjëja kryesore në lidhje me pikat kuantike është se, vetëm duke ndryshuar madhësinë e tyre... ju ndryshoni vetitë e tyre, për shembull ngjyrën e tyre. Kjo është krejtësisht e pazakontë”, tha Linke