Çmimet e shitjes me shumicë në Gjermani ranë në muajin gusht
Lajme
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Çmimet e shitjes me shumicë në Gjermani ranë 1.1% me bazë vjetore në muajin gusht, sipas byrosë statistikore të vendit të hënën.

Shifra pasoi një rënie vjetore prej 0.1% në korrik, treguan të dhënat nga Destatis.

Rënia vjetore e gushtit erdhi si pasojë e uljes së çmimeve të produkteve të naftës minerale (minus 7.7%).

Çmime më të ulëta u panë te kafshët e gjalla (minus 8.3%), hekuri, çeliku dhe produktet gjysmë të gatshme të metaleve me ngjyra (minus 6.5%) dhe produktet kimike (minus 5.8%).

“Në të kundërt, çmimet e shitjes me shumicë të kafesë, çajit, kakaos dhe erëzave ishin më të larta (+19,6%) se në gusht të vitit 2023, siç ishin çmimet me shumicë të xeheve me ngjyra, metaleve me ngjyra dhe produkteve gjysmë të gatshme metalike me ngjyra (+14.7%)”, tha Destatis.

Në baza mujore, çmimet gjermane të shitjes me shumicë ranë me 0.8% në muajin gusht.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024