Indeksi i tërësishëm i çmimeve të importit në Kosovë pati rënie për 1.1 për qind në tremujorin e tretë 2024, krahasuar me tremujorin e dytë të këtij viti. Ndërkaq, krahasuar tremujorin e tretë 2024 me tremujorin e tretë të vitit 2023, çmimet e importit u ulën në një mesatare prej 0.7 për qind.
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës në Tremujorin e dytë 2024 ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve, lëkura dhe artikujt e saj 14.5 për qind, produktet minerale 4.6 për qind, artikujt e ndryshëm të prodhuar 2.9 për qind, te instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinal, muzikorë dhe mekanizmat e orës 2.9 për qind. Po ashtu shtazët e gjalla; produktet e shtazëve pësuan rënie 2.8 për qind, pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike 1.1 për qind, produktet e industrive kimike 0.4 për qind dhe artikujt ushqimor të përgatitur, pijet dhe duhani 0.1 për qind.