Çmimet e banesave në Mbretërinë e Bashkuar rriten rreth 4 për qind
Biznes
Lexohet për: 1 min.
16 orë më parë
Linku u kopjua

Çmimet e banesave në Mbretërinë e Bashkuar u rritën me 3.9 për qind në muajin tetor, duke u ngadalësuar nga një rritje prej 4.6 për qind sa ishte në shtator, njoftoi të enjten kompania financiare Halifax.

Çmimet gjithashtu u rritën me 0.2 për qind në bazë mujore, një rritje mujore e katërt radhazi.

Çmimi mesatar i pronës në Mbretërinë e Bashkuar arriti në 293,999 £ (380,600 dollarë), më i larti që nga qershori 2022.

"Që çmimet e shtëpive kanë arritur përsëri këto nivele në klimën aktuale ekonomike mund të jetë një surprizë për shumë njerëz, por ndoshta më e rëndësishme është se ato nuk kanë pësuar një rënie të madhe", tha Amanda Bryden, menaxhere e hipotekave në Halifax./AA

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024