Clark: Zemra dhe shpirti im është me Kosovën
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Ish-komandanti i përgjithshëm i NATO-s, Wresley Clark ka deklaruar se 25 vjet pas ndërhyrjes së NATO-s për t’i dhënë fund spastrimit etnik në Kosovë, ndihet shumë krenar për gjithçka që Kosova ka bërë në aspektin ekonomik, politikë, si dhe hapat drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe NATO.

Clark në konferencën për 25 vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, me temë “ Demokracia, të drejtat e njeriut dhe ndërtimi i paqes” e organizuar nga Universiteti i Prishtinës së bashku me Universitetin e Arkansasit të SHBA-së, nëpërmjet një video mesazh, tha se shpreson se Kosova do të anëtarësohet në BE dhe NATO.

, mbas 25 viteve, ndjehet krenar për gjithçka që Kosova ka bërë gjatë gjithë progresit ekonomik, politik, për pavarësinë dhe për punën që ka bërë për të vendosur veten si një anëtar të Bashkimit Evropian dhe një anëtar i NATO-s, për të cilat shpreson që të pranohet.

Ai ka shtuar se kur sheh shqiptarët e Kosovës, kujton rëndësinë e lirisë, guximin, vendosmërinë dhe luftën për mbrojtjen e familjeve dhe vlerave.

“Ju jeni një shembull i shkëlqyer i vlerave të demokracisë, dhe në një botë të trazuar, Amerika ka nevojë për të gjithë miqtë e saj, si dhe Kosova ka nevojë për ndihmën e Amerikës, kështu që unë mendoj se është një partneritet potencialisht me të vërtetë i fortë që do të forcohet dhe unë thjesht dua të them nga thellësia e zemrës sime, gjithë këto vite e kam vlerësuar mbështetjen, ndjenjat e mbështetjes nga populli i Kosovës. Kur udhëtoj nëpër botë, kur shkoj në Kosovë dhe kur shkoj në Nju Jork dhe madje kur më shohin shqiptarët e Kosovës më kujton rëndësinë e lirisë, rëndësinë e guximit dhe vendosmërisë dhe luftën për mbrojtjen e familjeve, mbrojtjen e vlerave. Pra, zemra ime është me ty, shpirti im është me ty Kosovë dhe të uroj gjithë të mirat”, ka shtuar Clark.

Në këtë konferencë, të pranishëm ishin Presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeffrey  Hovenier. /A.Shala/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024