Sot me fillim nga ora 18:30 do të zhvillohet ndeshja tejet interesante mes skuadrës së Aston Villas dhe Manchester Cityt, e vlefshme kjo për xhiron e gjashtë të Premier Ligës angleze.
Në xhiron e fundit të zhvilluar, City e shkatërroi 6:0 skuadrën e Nottingham Forest, kurse Aston Villa pësoi humbje 2:1 nga Arsenali, përcjell KosovaPress.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Aston Villan nuk do të paraqiten Diego Carlos dhe Dendoncker, kurse te City mungojnë Phillips dhe Laporte.
Tanimë Gerrard dhe Guardiola kanë vendosur se me cilët lojtarë do ta fillojnë ndeshjen e sotme, dhe formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.
Manchester City (4-2-3-1): Ederson; Walker, Stones, Dias, Cancelo; Gundogan, Rodri; Silva, De Bruyne, Foden; Haaland