Çitaku: Mehaj duhet të jap disa përgjigje në letrën e tij të dorëheqjes
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku deklaroi se shumë ministra të Qeverisë Kurti nuk duhet të kenë as komoditetin e dorëheqjes. Sipas saj, shumë nga anëtarët e kabinetit qeveritar janë nën hetime dhe janë të përfshirë në afera të shumta. Pas dorëheqjes së ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, ajo tha se i njëjti duhet të përgjigjet në disa pyetje, ku pretendohet se ka pasur mospajtime deri në përplasje fizike.

https://kosovapress.com/admin/dha-doreheqje-nga-pozita-e-ministrit-rrefehet-mehaj/

Në konferencë për media, Çitaku u shpreh se ish-ministri i Mbrojtjes duhet të tregojë se çfarë ka ndodhur me mjetet e Fondit të Sigurisë.

“Kryeministri ka shumë ministra që janë nën hetime, që kanë shkelur kushtetutën, që janë të përfshirë në afera të shumta, të cilët ai do duhej shkarkuar. E të cilëve nuk do të duhej dhënë as komoditeti i dorëheqjes. Për ministrin Mehaj nuk i dimë detajet, mirëpo ai ka nevojë që të jap disa përgjigje para se të largohet”, deklaroi ajo.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kuurti ka njoftuar se ka emëruar kolonelin e FSK-së, Ejup Maqedonci në pozitën e ministrit të Mbrojtjes. Ai ka thënë se pranuar dorëheqjen e ministrit të deritanishëm Armend Mehaj, e cila sipas tij është bërë për shkaqe familjare. /Sh.Pajaziti

https://kosovapress.com/admin/kurti-emeron-minister-te-mbrojtjes-ejup-maqedoncin/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024