Çitaku i reagon Gecit: S’kisha besuar kurrë që nga Kuvendi vjen lutja për burg të përjetshëm për ata që luftuan për liri
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Çitaku i reagon Gecit: S’kisha besuar kurrë që nga Kuvendi vjen lutja për burg të përjetshëm për ata që luftuan për liri
Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, reagoi ndaj diskutimit të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci në Kuvendin e Kosovës, i cili kërkoi burgim të përjetshëm për Hashim Thaçin.
Ajo tha se Geci nuk e meriton as të quhet deputet.
“S’po di qysh me të thënë se me të thënë deputet nuk e meriton. Nuk kisha besu kurrë që nga foltorja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, vjen një lutje në formë urimi për burg të përjetshëm për njerëzit që kanë luftu për lirinë e këtij vendi”, tha Çitaku.
Ajo kërkoi që Vetëvendosje duhet të distancohet nga Geci.
“Ju duhet të ndiheni i turpëruar dhe Vetëvendosje nëse nuk mendon si ju, ju ftoj tani që të distancoheni. Duhet t;ju vie turp”, tha Çitaku.
\
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.