Cila parti politike ka premtimet më të mira? Flasin qytetarët
Tema
Lexohet për: 2 min.
sheshi 22
1 orë më parë
Linku u kopjua

Dita e zgjedhjeve parlamentare në vend, veçse po afrohet. Premtimet e partive politike e plan-programet po shfaqen çdo ditë me elektoratin tash e 11 që prej kur ka nisë fushata elektorale. Por cila parti sipas qytetarëve ka premtimet më të dobishme për vendin, disa prej qytetarëve mendojnë se deri më tani në këtë fushatë dominojnë partitë opozitare, e disa të tjerë shprehën se edhe partia më e madhe aktualisht ka ndikim pozitiv në raport me sovranitetin në vend.

Sipas qytetarit, Blendijon Rizahu kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka premtimet e duhura për qytetarët e Kosovës.

Gjithashtu, ai ka thënë për KosovaPress, se Hamza do të mbajë premtimet që i ka dhënë, ndërsa siç tha ai “kryeministri aktual, Albin Kurti nuk i ka mbajtur premtimet e dhëna”.

Edhe Hysen Fazliu, po mendon se kandidatit për kryeministër nga radhët e PDK-ja, Bedri Hamza ka ofruar oferta serioze.  

Ndërsa, Behram Krasniqi ka theksuar se kryeministri aktual, Albin Kurti, do të avancojë më tepër në përmirësimin e çdo sektori dhe shtrirjen e sovranitetit të Kosovës. Për më tepër ai flet edhe për ndikimin e votave ndaj liderit të VV-së në raport me sovranitetin në vend.  

E një qytetar tjetër me inicialet I.G, ka potencuar se të gjitha partitë politike japin premtime, por sipas tij sa i realizojnë nuk dihet ende.

Në fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit, partitë politike po japin premtime të ndryshme, disa prej tyre për anëtarësimin e vendit në NATO, zhvillim ekonomik, fuqizimin e gruas, e të tjera. Për legjislativin e ri në garë gjithsej 28 subjekte politike me 1.280 kandidatë të certifikuar nga KQZ-ja.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025