Cikloni Gabrielle, mbi 46 mijë shtëpi pa energji elektrike në Zelandën e Re
Lexohet për: 2 min.
Captures
1 vit më parë
Linku u kopjua

Banorët në të gjithë veriun e Zelandës së Re po përgatiten për një natë të vështirë pasi cikloni Gabrielle ka goditur vendin me shira të rrëmbyeshëm dhe erëra.

Të paktën 46 mijë shtëpi kanë mbetur pa energji nga stuhia, ndërsa qindra fluturime janë anuluar.

Një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në nëntë rajone, duke prekur gati një të tretën e popullsisë 5.1 milionëshe.

Në qytetin më të madh të Zelandës së Re, Auckland, autoritetet më herët kanë evakuuar njerëzit nga 50 shtëpi rreth një kulle 30 metra të lartë që ishte rrezikuar të shembej, kanë raportuar mediat lokale.

Në qytet janë ngritur gjithashtu dhjetëra qendra evakuimi.

Shërbimet e urgjencës kanë raportuar gjithashtu njerëz të bllokuar nga ujërat në rritje, duke përfshirë një familje të bllokuar në një autostradë të përmbytur, shkruan BBC, përcjell KosovaPress 

Autoritetet kanë thënë se kanë marrë më shumë se 100 thirrje për ndihmë që nga e diela.

Cikloni Gabrielle ka goditur veriun e Zelandës së Re vetëm disa javë pasi Auckland dhe zonat përreth kanë pësuar reshje rekord shiu dhe përmbytje, që kanë mbytur katër persona.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024