CIES: Bellingham lojtari më i shtrenjtë në botë
Sport
Lexohet për: 2 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Qendra Ndërkombëtare për Studime Sportive (CIES), me seli në Neuchatel të Zvicrës, ka publikuar listën e 100 futbollistëve më të shtrenjtë, të kryesuar nga anglezi Jude Belingham.

Sipas modelit statistikor CIES, i cili bën të mundur parashikimin e tarifave të transferimeve që klubet ka të ngjarë të paguajnë, duke marrë parasysh çmimet e investuara në të kaluarën për lojtarët me karakteristika të ngjashme, vlera e 20-vjeçarit anglez të Real Madridit, është 267.5 milionë euro.

Ish-shoku i tij i skuadrës nga Borussia Dortmund dhe ylli aktual i Manchester Cityt, norvegjezi Erling Haaland është i dyti me një vlerë transferimi prej 251.2 milionë eurove, ndërsa lojtari i tretë i Real Madridit është braziliani Vinicius Junior, i cili vlen 250.3 milionë euro.

Në vendin e katërt është një tjetër lojtar i Real Madridit, braziliani Rodrygo (247.9), dhe në Top 5 është sulmuesi i ri anglez dhe i Arsenalit, Bukayo Saka (223).

Interesant është fakti se sulmuesi i PSG-së dhe kombëtares franceze, Kylian Mbappe nuk është në mesin e 20 lojtarëve më të shtrenjtë në botë. Duke qenë se kontrata e tij skadon për gjashtë muaj, Mbappe vlerësohet në 106.2 milionë euro dhe mban vendin e 27-të.

Në mesin e 100 futbollistëve më të shtrenjtë, është vetëm një futbollist kroat, Joshko Guardiol. Mbrojtësi i Mançester Sitit vlen 96.4 milionë euro dhe ndodhet në vendin e 47-të.

Krahasuar me vlerësimet e publikuara qershorin e kaluar, numri i lojtarëve me vlerë transferimi prej më shumë se 100 milionë euro është pothuajse dyfishuar, nga 20 në 39. Vlera e lojtarit të njëqindtë më të vlerësuar është tani 71.3 milionë euro, krahasuar me 53.4 milionë euro. në qershor 2023.

A duhet të ketë zgjedhje të parakohshme?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
668
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024