Kampioni evropian dhe skuadra angleze Chelsea ka kërkuar që ndeshje e tyre në çerekfinale të FA Cup kundër Middlesbrough të zhvillohet pa praninë e tifozëve në stadium.
Chelsea beson që kjo është zgjidhja më e mirë që të vazhdojë të ketë integritet në sport, pasi që sanksionet e fundit drejt Roman Abramowich bënë që skuadra londineze mos të ketë mundësinë e shitjes së biletave, përcjell KosovaPress.
Kjo gjë nënkupton që afro 500 tifozë të Chelseat, të cilët arritën të blejnë biletat për ndeshjen kundër Middlesbrough para se të sanksionet të vendoseshin, do të jenë të pranishëm në stadium.
Si qëndrojnë gjërat, vetëm tifozët që kanë blerë biletat për tërë sezonin do të kenë mundësinë që të shikojnë ndeshjet në stadium për pjesën e mbetur të këtij edicioni.
Me sanksionet e vendosura nga Qeveria e Britanisë së Madhe drejt Roman Abramowich, raportohet se Chelsea ka buxhet prej 23,000 eurove për ndeshje, gjë kjo që nënkupton që Chelsea nuk do të mund të udhëtojë me aeroplan.
Më datën 19 mars, kampioni evropian Chelsea do të zhvillojë ndeshje si mysafirë kundër Middlesbrough, përballje kjo e vlefshme për fazën e çerekfinales së FA Cup angleze.