Tretja është mënyra se si trupi juaj e kthen ushqimin në karburant.
Mesatarisht ky proces zgjat 24 deri në 72 orë. Por sa kohë i duhet trupit tuaj për të tretur ushqimin? Kjo varet nga çfarë konsumoni, sasia, tretja, metabolizmi dhe aktiviteti fizik.
Proteinat treten më shpejt se yndyrnat. Ndërsa disa karbohidrate treten më shpejt se disa të tjera, një pjesë e tyre si për shembull fibrat, nuk treten aspak.
Tretja e karbohidrateve fillon në gojë. Kjo ndodh sepse enzimat dhe akti mekanik i përtypjes, fillojnë t’i tresin ato para se të arrijnë në stomak.
Trupi juaj mund të përthithë vetëm sheqernat e thjeshtë. Qelizat që mbështesin zorrën e hollë sekretojnë enzima që ndajnë karbohidratet komplekse në sheqerna të thjeshta.
Karbohidratet përcaktohen nga numri i lidhjeve kimike që përmbajnë. Në bazë të lidhjeve kimike, ato ndahen në sheqerna të thjeshtë (monosakaride ose disakaride) dhe komplekse (oligosakaride dhe polisaharide).
Fibrat, janë një lloj tjetër karbohidratesh që zakonisht nuk mund të përdoren për energji.
Prandaj mbeten të patretura derisa arrijnë në zorrën e trashë, ku një sasi e vogël tretet nga bakteret dhe përthithet. Frutat, perimet dhe drithërat, të gjitha përmbajnë pak fibra.
Pepsina dhe Trypsina, janë dy enzima që sekretohen nga stomaku, për të tretur proteinat. Pothuajse e gjithë proteina në ushqime tretet, ndërsa pjesa tjetër kalon nëpër zorrë të trashë.
Edhe pse yndyrnat largohen nga stomaku juaj më ngadalë sesa karbohidratet ose proteinat, stomaku tret një sasi të vogël. Më pas është mëlçia ajo që përgatit yndyrën për tretje, duke e bërë atë të tretshme në ujë.