Çfarë të bëni për të luftuar pagjumësinë?
Lexohet për: 2 min.
pagjumesia
1 vit më parë
Linku u kopjua

Të gjithë, në një moment të jetës së tyre, kanë pasur probleme me gjumin. Bëhet problematike kur këto çështje bëhen rutinë dhe kufizojnë seriozisht orët që flini.  Por çfarë është e këshillueshme të bëni për të shmangur pagjumësinë? Shmangni celularin ose çdo pajisje elektronike 30 minuta para se të flini. Në këtë mënyrë do të arrini një relaksim më të lehtë dhe më të shpejtë.

Shtrati duhet të jetë ekskluzivisht për të fjetur. Nëse nuk ju ka zënë gjumi për 20 minuta, ngrihuni bëni diçka relaksuese. Vendosni një orar dhe përmbahuni në të. Jo vetëm për të shkuar në shtrat, por edhe për t'u ngritur. Mos hani ose pini të paktën dy orë para se të flini. Tretja mund të zgjasë shumë dhe të pengojë trupin tuaj ndërsa përpiqet të bjerë në gjumë. Kur keni darkë, mos lejoni që të jetë një vakt i rëndë ose pikant. Natyrisht, as mos shkoni në shtrat të uritur, sepse kjo nuk është zgjidhja. Do t'ju mbajë zgjuar.

Disa njerëz mendojnë se alkooli ju bën të përgjumur dhe kështu ju ndihmon të flini. Për shumicën e njerëzve, megjithatë kjo nuk funksionon fare. Në fakt do të prishë ritmin tuaj të gjumit. Nëse jeni të shqetësuar për diçka, shkruajeni atë në një copë letër para se të shkoni në shtrat. E njëjta gjë vlen edhe për gjërat që duhet të bëni të nesërmen. Lëreni punën për një kohë tjetër, nja dy orë para se të flini dhe bëni diçka si familje, vetëm ose sipas dëshirës tuaj.

Nëse keni nevojë për një suplement ose pilulë gjumi për të fjetur, nuk ka asnjë problem ta merrni. Megjithatë, sigurisht, gjithmonë duhet ta bëni këtë me recetë mjekësore. Nëse zgjoheni në mes të natës, mos e shikoni orën. Thjesht ndryshoni pozicionin tuaj dhe kthehuni në gjumë. Krijoni një ritual para gjumit. Mund të jetë një gotë qumësht, një çaj kamomili, leximi i një libri etj.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025