Çështja e presidentit, Kurti: Nëse shkojmë në zgjedhje do t’i humbim dhjetëra milionë euro
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Çështja e presidentit, Kurti: Nëse shkojmë në zgjedhje do t’i humbim dhjetëra milionë euro
kurti220426
22/04/2026 - 11:19
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se nëse vendi shkon në zgjedhje të reja, buxheti i shtetit do t’i humb dhjetëra milionë euro.

Sipas tij LDK dhe PDK nuk po janë të gatshëm dhe të interesuar për marrëveshje, raporton KosovaPress.

“Nëse shkojmë në zgjedhje të reja së paku 10 milionë euro ato kushtojnë, nëse shkojmë në zgjedhje të reja do t’i humbim dhjetëra milionë euro si shtet dhe nëse shkojmë në zgjedhje të reja nuk do të kemi zgjidhje… U takova me LDK-në, PDK-ja refuzoi takimin, thjeshtë nuk po më duken të gatshëm dhe të interesuar për marrëveshje….U tha që VV nuk bën t’i ketë tri pozitat…”, tha Kurti.

Këto komente kryeministri Kurti i bëri pas përurimit të renovimeve në Klinikën e Kardiologjisë.

Sipas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, afati për zgjedhjen presidentit nga Kuvendi i Kosovës është deri më 28 prill.

Lajmi në zhvillim...


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026