Çështja e njehsorëve elektrikë, Rizvanolli: Nuk është kompetencë e Ministrisë së Ekonomisë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Çështja e njehsorëve elektrikë, Rizvanolli: Nuk është kompetencë e Ministrisë së Ekonomisë
rizvanolli 1234
14/04/2026 - 15:32
Linku u kopjua

Ministrja e Energjisë, Artane Rizvanolli tha se çështja e njehsorëve elektrikw nuk është në kompetencën e ministrisë që ajo drejton.

Ajo tha se nuk ka shprehi të jap deklarata në rrugë.

“A i keni parasysh kompetencat e Ministrisë së Ekonomisë edhe ministrive të tjera? Është një çështje për të cilën është duke u folur që disa javë tashmë. Gjithashtu duhet ta keni parasysh që nuk e kam shprehi të jap deklarata kështu rrugës nëse më ndjeni. Nëse keni nevojë për me sqarua diçka në lidhje me çështjet që i përkasin fushëveprimit të ministrisë, kompetencave të Ministrisë së Ekonomisë, mund të organizojmë qoftë intervistë, ose mund të dërgoni pyetje, ose mund të organizojmë edhe një konferencë për media. Po çështja të cilën e ngritët nuk i përket fushëveprimit të ministrisë sonë, rrjedhimisht duhet të drejtoheni tek ministria përkatëse, rregullatori dhe operatorët”, tha Rizvanolli.

Sipas Lidhjes Demokratike të Kosovës nga 884 njehsorë të verifikuar sipas tyre, 87% e njehsorëve për matjen e energjisë elektrike faturojnë qytetarët më shtrenjtë edhe kur tarifa është me të lirën./B.Ibishi/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026