Certifikohen rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit
Dëgjoje me zë...
Certifikohen rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(KQZ) i ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit, duke i hapur kështu rrugë formimit të institucioneve të reja në Kosovë.
Në mbledhjen e mbajtur mbrëmjen e së hënës, KQZ miratoi certifikimin e rezultateve përfundimtare me 11 vota për.
Lëvizja Vetëvendosje ka dal e para në zgjedhje, duke fituar 51.10 për qind të votave, duke siguruar 57 deputetë në Kuvend.
E dyta është Partia Demokratike e Kosovës(PDK) e cila ka fituar 20.19 për qind të votave apo 22 deputetë në legjislativ.
Pasohet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 13.24 përqind apo 15 deputetë, ndërkaq Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës(AAK) ka fituar 5.50 për qind të votave apo gjashtë deputetë.
Nga ulëset e rezervuara për minoritetin serb, nëntë deputetë i ka fituar Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë dhe një ulëse Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e Nenas Rashiq.
Ndërkaq, minoritetet jo serbe kanë fituar dhjetë mandate.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.