Certifikohen noterët e rinj, Haxhiu: Ky proces ka qenë meritor dhe transparent
Lexohet për: 1 min.
Haxhiu - certifikimi
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Rreth 59 kandidatë nga 437 që e kanë kaluar provimin e noterisë, janë certifikuar sot nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Haxhiu thotë se ky proces ka qenë meritor dhe transparent.

“Kam kënaqësinë t’ju uroj që në të ardhmen do t’i shërbeni sistemit të drejtësisë në Republikën e Kosovës. Nga 437 kandidatë janë zgjedhur 59 veta”, tha ajo, duke treguar se së shpejti do të hapin edhe konkurse të tjera për noterë.

Ndërsa, kryetarja e Komisionit për dhënien e provimit për noteri, Filloreta Lekiqi uroi që të gjithë që të kenë sa më shpejtë mundësinë që ta ushtrojnë këtë detyrë me nderë dhe profesionalizëm./A.Shala/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025