Centaurus më pak i rrezikshëm se Omicron
Lexohet për: 2 min.
koronavirusi-11
2 vite më parë
Linku u kopjua

Varianti Centaurus i Covid 19 është më pak ngjitës dhe më pak i rrezikshëm se Omicron 5, sipas një studimi nga studiues nga Universiteti i  Sassarit, në bashkëpunim me Universitetin Campus Bio-Medico të Romës dhe Departamentin e Shkencave Biokimike të Universitetit ”La Sapienza” të Romës.

Analiza për variantin Centaurus, e botuar në revistën prestigjioze ”Journal of Medical Virology”, është e para që ofron një perspektivë gjenetike duke analizuar të gjitha gjenomet e disponueshme dhe duke kryer studimin e parë evolucionar të një natyre filodinamike mbi këtë variant.

Rezultatet tregojnë se Centaurus ka një aftësi më të ulët për të evoluar dhe zgjeruar sesa varianti Omicron 5 (i cili është ende varianti i dominuar).

Studimi thekson se, në dritën e të dhënave aktuale, varianti Centaurus nuk paraqet karakteristika shqetësuese të përputhshme me atë që ka aftësi të larta zgjerimi.

“Rezultatet e studimit tonë kanë një vlerë parashikuese pasi përveçse lejojnë për herë të parë identifikimin e momentit kur Centaurus arriti kulmin e tij maksimal të zgjerimit në gjysmën e dytë të qershorit 2022 tregojnë gjithashtu se, siç janë gjërat aktualisht, në e ardhmja e afërt ‘’Centaurus’’ nuk do të jetë në gjendje të zgjerohet më tej”, shpjegon Pier Luigi Fiori i Departamentit të Shkencave Biomjekësore të Universitetit të Sassarit.  /ATSH-ANSA/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025