Celta Vigo ia ‘dhuron’ dy autogola Realit për fitoren e 21-të në këtë sezon
Lexohet për: 1 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Futbollistët e Real Madridit kanë blinduar pozitën e parë në renditjen tabelare pas fitores së sotme ndaj Celta Vigos.

Klubi mbretëror luajti si vendës në “Santiago Bernabeu” në kuadër të xhiros së 28-të të La Ligës spanjolle dhe fitoi me rezultat të thellë 4:0.

Golat për fitoren e 21-të në këtë sezon për madrilenët i shënuan Vinicius Junior në minutën e 21-të, Vicente Guaita (autogol) në minutën 79, Carlos Dominguez (autogol) në minutën e 88-të dhe Arda Guler në minutën e katërt shtesë të ndeshjes.

Real Madrid prin me 69 pikë në tabelë, shtatë më shumë se Girona në vendin e dytë dhe tetë më shumë se Barcelona e treta. Celta Vigo ndodhet në zonën e rrezikuar me 24 pikë, prej tyre pesë fitore, nëntë barazime dhe 14 disfata.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024