Celina refuzon grumbullimin me Kosovën, ja arsyeja
Lexohet për: 1 min.
England v Kosovo, UEFA Euro 2020 Qualifying Group A, Football, St. Mary's Stadium, Southampton, UK - 10 Sep 2019
2 vite më parë
Linku u kopjua

Sulmuesi kosovarë Bersant Celina raportohet se ka shprehur dëshirën që të qëndrojë te skuadra e Ipswich Town pavarësisht ndeshjeve me kombëtare, ku Kosova do të zhvillojë dy miqësore këtë muaj.

Siç nënkuptohet nga intervista e trajnerit të Ipswich, Kieran McKenna, Celina ka pasur disa telefonata me krerët e FFK-së, duke treguar qartazi dëshirën e tij për të qëndruar te skuadra angleze, përcjell KosovaPress.

“Unë mendoj që ai ka pasur disa bisedime me ta dhe siç më ka informuar, Bersanti ka pasur disa komunikime me Federatën e Futbollit të Kosovës dhe ua ka bërë të qartë që ai me çdo kusht dëshiron që të qëndrojë javën e ardhshme dhe të jetë i përfshirë në disa ndeshje tejet të rëndësishme që ne kemi”, tha trajneri i Ipswich, McKenna.

Kjo deklaratë nënkupton që Celina nuk do të jetë pjesë e grumbullimit të lojtarëve që Giresse do të mbledhë për ndeshjet miqësore kundër Burkina Fasos dhe Zvicrës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024