Në nderim të jetës dhe veprës së profesorit Arsim Fehmiu, është mbajtur mbledhje komemorative nën patronatin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Me këtë rast, ministri i MKRS-së, Hajrullah Çeku tha se kontributi i Fehmiut në zhvillimin e arsimit në Kosovë ishte i jashtëzakonshëm, sidomos në kohërat kur Kosova ishte nën okupim
Njëri nga bashkëpunëtorët e tij, profesori Malsor Gjonbalaj, tha se Kosova ka humbur njërin nga intelektualët më të mëdhenj të saj
Në emër të familjes së Fehmiut, foli djali i tij Agon Fehmiu.
Arsim Fehmiu ishte njëri nga themeluesit Fakultetit të Kulturës Fizike, në Universitetin e Prishtinës duke dhënë kontribut të madh në edukimin e shumë gjeneratave në fushën e sportit.
Ai vdiq më 20 qershor në moshën 91 vjeçare.