Çekia për herë të parë po punon në emërimin e një ambasadori në Kosovë
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Republika e Çekisë e ka një ambasadë në Prishtinë por asnjëherë më parë, në 15 vitet e Pavarësisë së Kosovës, zyra nuk është drejtuar nga një diplomat çek me titull të plotë.

Për herë të parë Praga zyrtare do të dërgojë një ambasador me të drejta të plota, shkruan mediumi çek, Seznam Zprávy.

“Presidenti është i gatshëm ta ndërmarrë këtë hap”, u përgjigj Eva Hromádková nga ekipi i komunikimit mediatik i presidentit, kur u pyet nëse Petr Pavel do të emëronte një ambasador në Kosovë.

Sipas informacioneve të mediumit çek, të mërkurën qeveria ka diskutuar emrin e ri të diplomatit që pritet të jetë ambasadori i parë në Prishtinë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024