Ceferin shqetësohet për sigurinë gjatë Euro 2024, veçanërisht nëse Ukraina dhe Izraeli kalojnë
Lexohet për: 2 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin tha në një intervistë për Telegrafin anglez se është i shqetësuar për sigurinë në Kampionatin Evropian të ardhshëm në Gjermani nga 14 qershori deri më 14 korrik.

Ceferin kujtoi se në Evropë po zhvillohen dy luftëra të përgjakshme. Në një intervistë që dha për një media britanike, Ceferin deklaroi se kalimi i Ukrainës dhe Izraelit përmes barazhit në muajin mars do t'i shtonte një dimension shtesë kërcënimit ndaj sigurisë.

"Në këto kohë të çmendura, ku gjeostrategjikisht, bota është çmendur, shqetësimi më i madh është siguria," tha Ceferin.

Ai shtoi se tashmë ishte takuar dy herë me ministrin e Brendshëm të Gjermanisë dhe deklaroi se po planifikonte një takim tjetër për shkak të “një situate shumë agresive gjeopolitike, e cila duhet të shqetësojë edhe organizatorët e Lojërave Olimpike”.

“Nuk jam i shqetësuar vetëm për situatën në stadiume. Jam i sigurt se stadiumet do të mbrohen dhe sigurohen siç duhet. Por tifozët do të jenë në të gjithë qytetet. Por, ne do të jemi optimistë. Ende mendoj se gjithçka do të jetë mirë me mbështetjen e autoriteteve gjermane, të cilët janë të vendosur të na ndihmojnë”, tha Ceferin.

Njeriu i parë i futbollit evropian përsëriti qëndrimin e tij se nuk është problem që Arabia Saudite e blen vendin e saj në futbollin botëror dhe sportet e tjera me shuma të mëdha parash, por se ai kurrë nuk do të lejojë që finalja e Ligës së Kampionëve të luhet në atë vend.

“Kam dëgjuar disa komente se do të jenë shumë të lumtur nëse e marrin. Por askush nuk ka folur me mua për këtë në mënyrë specifike dhe, natyrisht, kjo nuk do të ndodhë. Nuk jam aspak i shqetësuar, sepse futbolli evropian ka rrënjë të forta. Është pjesë e kulturës dhe historisë sonë. Nuk mund ta blesh atë. Nuk mundesh”, tha Ceferin.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024