Ceferin për klubet që mbështesin Superligën: Të shohim si do ta shpëtojnë futbollin
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Numri një i UEFA-s, Alexander Ceferin vijon me deklaratat e tij kundër ish-presidentit të Juventus, Andrea Agnelli.

Ceferin theksoi se historia e Agnellit me Juventusin duhej të mbyllej ashtu siç përfundoi duke qenë se pas problemeve financiare të klubit, i duhej të tërhiqej me patjetër.

“A u gëzova kur Agnelli u tërhoq nga Juventus? Nuk mund ta them që më erdhi mirë sepse nuk kisha ndonjë arsye të veçantë për t’u gëzuar. Unë di shumë gjëra më shumë se tifozët, por tashmë ajo është një histori e mbyllur. Historia e Agnellit me Juventus duhej të përfundonte ashtu siç përfundoi. Gjithçka ishte e gabuar.

Më duhet të theksoj se nuk kam asnjë marrëdhënie personale me Agnellin dhe se vazhdoj ta respektoj Juventusin si klub. Nuk kam asgjë me tre klubet që kërkojnë Superligën, unë jam thjesht kundër atyre që marrin këto vendime në klub. Këto tre klube që e quajnë veten si shpëtimtarë të futbollit kanë shumë probleme.

Një prej tyre ka probleme në lidhje me buxhetin ndërsa një tjetër thuhet se ka paguar para te një prej liderëve të organizatës së arbitrave. Të shohim nëse do të ketë probleme edhe për klubin e tretë dhe të shohim si do të shpëtojnë futbollin. Komentet e tjera janë të tepërta”, u shpreh Ceferin. /TCH/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024