Për Eric Cantonan, legjendën e “Djajve të Kuq”, fundi i dështuar i aventurës mes Cristiano Ronaldos dhe Manchester United shpjegohet mbi të gjitha me refuzimin e portugezit për t'u plakur.
Në një intervistë sot me “Manchester Evening News”, Eric Cantona e analizoi fundin e hidhur të Cristiano Ronaldos në Angli, raporton KosovaPress.
“Ai nuk e realizoi dhe ende nuk e kupton që nuk është më 25 vjeçar”, tha Cantona.
“Unë mendoj se ju keni dy lloje lojtarësh në fund të karrierës së tyre. Vendosa të tërhiqem i ri (në moshën 30 vjeçare). Dhe pastaj ka nga ata që duan të luajnë deri në 40 vjet. Ka edhe nga ata që duan të luajnë çdo lojë sepse ata mendojnë se janë ende 25 vjeç dhe ata që e kuptojnë se nuk janë më 25 vjeç dhe janë atje për të ndihmuar lojtarët e rinj, ata e dinë se nuk do të luajnë çdo ndeshje.
Cantona është i bindur se Ronaldo do të kishte pasur sukses në rikthimin e tij në Premier Ligë nëse do të kishte pranuar që trupi i tij filloi të ndjente peshën e viteve.