Canale 13: Netanyahu bie në sondazhe, 71% e kritikojnë atë
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Të paktën 71 për qind e izraelitëve gjykojnë negativisht sjelljen e mbajtur nga kryeministri, Benyamin Netanyahu në 100 ditët e para të qeverisë së tij të re.

Popullariteti i liderit bie edhe mes mbështetësve të partisë së tij Likud, ku 48% ndërkohë kanë shprehur një opinion negativ për të.

Këto janë disa nga rezultatet që dolën në një sondazh të realizuar nga televizioni komercial Canale 13, pas muajsh protestash të vazhdueshme kundër reformës së tij në drejtësi.

Në rast të zgjedhjeve të reja, partia centriste e Bashkimit Kombëtar të Benny Gantz do të merrte 29 vende nga 120, ndërsa centristi tjetër i Yair Lapid, Yesh Atid do të merrte 21 vende të tjera dhe Likud i Netanyahut vetëm 20 vende.

Sondazhi zbuloi gjithashtu se vetëm një në katër izraelitë beson se është e nevojshme që qeveria aktuale të mbetet në vend. Të tjerët do të donin një qeveri të unitetit kombëtar, ose zgjedhje të reja./ANSA/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024